Rivalët e Shqipërisë

Basketboll

Rivalët e Shqipërisë

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 14:57
Rivalët e Shqipërisë

Është hedhur shorti i Kampionateve Europianë për mosha në basketboll, djem e vajza, për vitin 2022. Shqipëria do të marrë pjesë me 6 skuadra në tri kategori grupmoshash: U-20, U-18 dhe U-16.

Ndërkohë, një turne do të organizohet në Shqipëri. Europiani U-16 për vajza do të organizohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit, në Korçë. Kombëtaret U-20 do të luajnë në Divizionin B, ndërsa ekipet U-18 e U-16 do të luajnë në Divizionin C.

Kombëtarja U-20 djem

Divizioni B-Gjeorgji (Grupi B): Shqipëria, Serbia, Finlanda, Sllovakia, Zvicra.

Kombëtarja U-20 vajza

Divizioni B-Maqedoni (Grupi A): Shqipëria, Turqia, Ukraina, Greqia, Zvicra.

Kombëtarja U-18 djem

Divizioni C-San Marino (Grupi A): Shqipëria, Monaco, San Marino, Malta, Andora.

Kombëtarja U-18 vajza

Divizioni C-Andora (Grupi A): Shqipëria, Malta, Andora.

Kombëtarja U-16 djem

Divizioni C-Kosovë (Grupi A): Shqipëria, Kosova, San Marino, Malta.

Kombëtarja U-16 vajza

Divizioni C-Shqipëri (Grupi A): Shqipëria, Malta, Andora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat