Armiku i Erdogan, kandidat për çmimin Nobel për paqen

Basketboll

Armiku i Erdogan, kandidat për çmimin Nobel për paqen

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 12:10
Armiku i Erdogan, kandidat për çmimin Nobel për paqen

Basketbollisti turk Enes Kanter, që tashmë mban emrin Enes Freedom (liri), është kandidat për të marrë çmimin Nobel për paqen.

“Jam i nderuar për këtë vlerësim.

Ndonjëherë është më e rëndësishme që të pozicionohesh për të drejtën se sa të fitosh sa më shumë parà”, u shpreh Kanter, që prej një viti mban nënshtetësinë amerikane.

Vitet e fundit ai ka zhvilluar mjaft beteja mediatike e jo vetëm ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, të cilin ai e ka cilësuar si “Hitlerin e shekullit të ri”. Jo vetëm kaq, por Kanter ka folur edhe për të drejtat e njeriut në Kinë, që sipas tij nuk respektohen. Kanter, 30 vjeç, aktualisht luan në NBA me ekipin e Boston Celtics.

Kanter është propozuar nga një anëtar i parlamentit norvegjez dhe nga 30 persona që e kanë fituar çmimin Nobel më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat