Lakers mposhtet

Basketboll

Lakers mposhtet

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:52
Lakers mposhtet

Lakers mposhten përsëri, s’mjafton ‘Double-double’ i LeBron ndaj Dallas

Los Angeles Lakers kanë regjistruar një tjetër humbje në sezonin e rregullt.

Skuadra e Lakers është mposhtur në duelin me Dallas Mavericks, me rezultatin 109:104.

Në radhët e Lakers, më efikasi në këtë ndeshje ishte ‘Mbreti’ James, i cili shtoi 26 pikë, si dhe shtoi 12 kërcime dhe pesë asistime.

Ndeshje të mirë bëri edhe Carmelo Anthony me 20 pikë, kurse pikë dyshifrore prekën edhe Malik Monk, Russell Westbrook e Stanley Johnson.

Në radhët e Dallas Mavericks, Luka Doncic shtoi 25 pikë, anash tetë kërcimeve dhe pesë asistimeve.

Jalen Brunson ndihmoi sllovenin me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat