Phoenix mposhtet

Basketboll

Phoenix mposhtet

Më: 12 mars 2022 Në ora: 12:03
Phoenix mposhtet

Skuadra e Phoenix humbet në fushën e saj 117:112 ndaj Toronto, një rezultat befasues ky sot në NBA. Trent me 42 pikë ishte i jashtëzakonshëm për kanadezët, që e merituan fitoren, ndërkohë që Phoenix është skuadra e vetme e kualifikuar deri më tani në play off.

Fiton ekipi i Lakers, që mundi 122-109 Washington, në një takim ku shkëlqeu LeBron James, autor i 50 pikëve dhe lider në fushë për kalifornianët. Skuadra e San Antonio, falë 27 pikëve të Murray, mundi 104-102 Utah Jazz, ndeshje e vendosur në sekondat e fundit.

Miami mbron kreun e renditjes në Lindje pas fitores 117-105 ndaj Cleveland, takim ku diferencën në parket e bëri Adebayo me 30 pikë e 17 rebound. Fiton edhe Dallas, që mundi 113-100 Houston, takim ku Luka Doncic realizoi 30 pikë e 14 rebound, mbështetur nga Powell me 26 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Minnesota, 118-110

Atlanta – Clippers, 112-106

Boston – Detroit, 114-103

Houston – Dallas, 100-113

Memphis – New York, 118-114

Miami – Cleveland, 117-105

New Orleans – Charlotte, 120-142

San Antonio – Utah Jazz, 104-102

Phoenix – Toronto, 112-117

Lakers – Washington, 122-109

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat