Golden State humb lojtarin kyç deri në “play off”

Basketboll

Golden State humb lojtarin kyç deri në “play off”

Më: 18 mars 2022 Në ora: 11:57
Golden State humb lojtarin kyç deri në “play off”

Basketbollisti i Golden State Warriors, Stephen Curry, i dëmtuar një ditë më parë në ndeshjen ndaj Boston, do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të papërcaktuar.

Stafi mjekësor ka konfirmuar se ylli i NBA-së, ka pësuar një ndryshje të ligamenteve të këmbës së majtë.

Skuadra e Golden State shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin para datës 16 prill, kur nis faza play off. Gjithsesi, diçka më e saktë do të mësohet pas ekzaminimeve të tjera mjekësore që Curry do të kryejë orët e ardhshme.

Curry, 34 vjeç, u dëmtua gjatë një kontakti me Marcus Smart, doli nga fusha duke ecur me ngadalë dhe nuk luajti më.  Një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Golden State, që humbet lojtarin e saj më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat