Uji ndalet, Rahoveci nuk ndalet, deklasohet Peja

Basketboll

Uji ndalet, Rahoveci nuk ndalet, deklasohet Peja

Nga: Shaip Shala Më: 23 mars 2022 Në ora: 19:54
Uji ndalet, Rahoveci nuk ndalet, deklasohet Peja

Palestra sportive “Mizahir Isma” në Rahovec sonte i përngjante Vezuvit eruptiv, atmosferën e krijuan 2500 shikues, ku basketbollistët e Rahovecit shënojnë fitore të vlefshme kundër Pejës me rezultat 86:68, me lojë të shpejt, mbrojtje të ngjeshur dhe kundërzbritje të shpejta, të cilit dekoncentronin Dardan Berishën me bashkëlojtarët e tij.

Ndeshja filloi me iniciativën e plotë të rahovecasve, të cilit në minutën e shtatë krijojnë epërsi 11:2 me trepikëshin e Ivan Koljeviqit.

Në kundërzbritje, Edmond Kryeziu shënon dy pikë, për të pasuar mbrojtja e mirë e vreshtarëve, cila rezulton me trepikëshin e Macol Mawien i cili me ngulitje shënon për 15:2. Pejanēt plotë pesë minuta nuk shënojnë asnjë pikë, ndërkaq në minutën 10 Courtney Fells zvogëlon me trepikësh, 15:5, por çerekun e parë e mbyll Mawien me dy pikë të tjera, 17:7.

Me të filluar çereku i dytë, T.J. Dunants ngrit rezultatin në 19:7, ndërkaq Dunants me trepikësh e ngrit rezultatin në 24:15 në minutën 13, por në vazhdim pason minutazha e lojës së papërgjegjshme të vendasve, çka pejanët shfrytëzojnë përmes Fellsit i cili me dy trepikëshe zvogëlon në 28:26, minuta 16. Por deri në fund të çerekut të dytë dhe pjesës së parë, Rahoveci me përkrahen e pandërprerë të shikuesve, e përmbyll pjesën e parë.

Çereku i tretë ishte “qershia mbi torte” të lojës, të cilën pjesë rahovecasit e fitojnë me 23:7, vazhdojnë raketimet e Rugovës, Macol dhe Musab Malës, dhe në minutën e 30, semafori tregon rezultatin me 2o pikë diference 57:37, për të përmbyllur çerekun Mala në sekondën e fundit me trepikëshin e shënuar, 60:39.

Në çerekun e fundit, pejanët shfrytëzojnë indolencën e vendasve dhe me një seri të trepikëshve, dhe në minutën 36, Darius Washington zvogëlon në 70:62, por Fisnik Rugova në momentin e duhur shënon trepikësh, 73:62. Fundi i ndeshjes i takon shikuesve të cilit “ndezin” atmosferën, një minut para përfundimit me trepikësh ngrit rezultatin, 82:64, për të mbyllur ndeshjen spektakolare Koljeviç për 86:68 me dy pikë të tij. Duhet përmendur faktin se Dardan Berisha ka luajtur 40 minuta, për të shënuar vetëm 7 pikë të mjera!

Rahoveci - Peja 86:68(17:7,20:25,23:7,25:29)

Palestra sportive” Mizahir Isma”
Shikues: 2500.
Gjyqëtarë: Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Visar Bunjaku.
Vëzhgues: Mehdi Gashi.
Rahoveci: Kryeziu 9, Mawien 12, T.J. Dunants 18, Mala 15, H. Durguti, Ejupi, Jones, Rugova 20, Balluku, B. Durguti, Oruqi, Koljeviq 12. Trajner: Lupço Malinkov.
Peja: Fells 15, Washington 16, Maxvell, Grapci, Qallaku 12, Berisha 7(!), Gashi, Lejndreaj, Godfrey 16, Mekaj, Nila, Berisha. Trajner: Marin Dokuzovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat