Fitore e pritur e Prizrenit 16

Basketboll

Fitore e pritur e Prizrenit 16

Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:11
Fitore e pritur e Prizrenit 16

Prizreni 16 ka shënuar fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 78:102 (19:24, 18:29, 20:27, 21:22), në ndeshjen e parë të xhiros së 25-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit e nisën më mirë me një epërsi prej shtatë pikësh, 4:11, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 19:24. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë për të thelluar edhe më shumë në periudhën e dytë, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 37:53.

Basketbollistët e Prizrenit nuk u ndalën as në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku thelluan edhe më shumë epërsinë, ku më e larta  ishte 23 pikë, 57:80, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Dhjetë minutat e fundit ishin formalitet dhe Prizreni 16 fitoi 78:102. 

Drita ka 25 humbje në 25 në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Prizreni 16 ka 15 fitore dhe dhjetë humbje..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat