Peja 03 mund AA Prishtinën, kualifikohet në finale

Basketboll

Peja 03 mund AA Prishtinën, kualifikohet në finale

Më: 2 prill 2022 Në ora: 18:25
Peja 03 mund AA Prishtinën, kualifikohet në finale

Peja 03 ka shënuar fitore ndaj AA Prishtinës me rezultat 45:65, duke u kualifikuar në finalen e Kupës së Ligës së Parë te femrat.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe gjatë gjithë çerekut të parë asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundoi 11:13.

Skuadra pejane për një nuancë ishte më e mirë në periudhën e dytë, ndërsa epërsinë më të lartë e arriti në tetë pikë, 20:28, sa përfundoi pjesa e parë.

Vashat pejane e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke arritur epërsi prej 15 pikësh, 20:35, ndërkohë që skuadra prishtinase bëri përpjekje maksimale për të afruar rezultatin, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 30:44.

Skuadra nga Peja ruajti epërsinë në dhjetë minutat e fundit, madje, edhe e shtoi, duke fituar 45:65, ku në finale do të përballet me United Basketball. Finalja zhvillohet të dielën nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat