Vëllaznimi me fitore bindëse, Haxhosaj i siguron fitoren Prishtinës së Re

Basketboll

Vëllaznimi me fitore bindëse, Haxhosaj i siguron fitoren Prishtinës së Re

Më: 5 prill 2022 Në ora: 23:08
Vëllaznimi me fitore bindëse, Haxhosaj i siguron fitoren Prishtinës së Re

U zhvilluan ndeshjet e para të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale.

Vëllaznimi ka vazhduar me fitore edhe në “Play-off”, duke mundur Vushtrrinë me shifrat 106:67 (30:18, 28:15, 30:18, 18:16). Kuqezinjtë ishin më të mirë nga fillimi, duke qenë favoriti kryesor për të hyrë në elitën e basketbollit.

Përballje dramatike u zhvillua ndërmjet Prishtina e Re dhe New Basket, që u fitua në çastet e fundit nga prishtinasit me rezultat 72:71 (13:23, 16:15, 28:14, 15:19).

Prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e parë, 13:23, ndërsa perioda e dytë ishte e barabartë 16:15.

Prishtinasit ishin bindshëm më të mirë në periudhën e tretë 28:14, ndërsa pesë sekonda nga fundi, Dion Haxhosaj shënoi tre pikësh, duke e vulosur sfidën në 72:71. Haxhosaj zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme me 41 pikë e 25 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat