Kampionët fitojnë duelin ndaj Bostonit

Basketboll

Kampionët fitojnë duelin ndaj Bostonit

Më: 8 prill 2022 Në ora: 12:28
Kampionët fitojnë duelin ndaj Bostonit

Beteja për kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes bëhet e fortë në sfidat e fundit të sezonit të rregullt. Milwaukee ngjitet në vendin e dytë pas fitores 127-121 ndaj Boston, dy ekipe që kanë të njëjtin numër fitoresh, 50. Antetokounmpo dhe Holiday realizuan të dy nga 29 pikë për kampionët e Bucks.

Golden State është forca e tretë në Perëndim, duke mundur sot 128-112 Lakers, tashmë të eliminuar nga gara play off. Tucker realizoi 40 pikë për Lakers, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Warriors u dallua Thompson me 33 pikë.

Fiton edhe Denver, që falë 35 pikëve e 16 rebound të Nikola Jokic, mundi 122-109 Memphis. Zhgënjen Philadelphia, që u mund 119-114 në fushën e Toronto. Për kanadezët u dalluan Siakam me 37 pikë e Trent me 30, duke i bërë të pavleshme 30 pikët e Embiid për miqtë.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Orlando, 128-101

Milwaukee – Boston, 127-121

Toronto – Philadelphia, 119-114

Minnesota – San Antonio, 127-121

New Orleans – Portland, 127-94

Denver – Memphis, 122-109

Golden State – Lakers, 128-112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat