Fitore bindëse e Kosovës

Basketboll

Fitore bindëse e Kosovës

Më: 9 prill 2022 Në ora: 22:50
Fitore bindëse e Kosovës

Kosova (meshkujt) ka shënuar fitore bindëse ndaj Maqedonisë Veriore me rezultat 86:110 (20:30, 13:37, 23:19, 32:24), në turneun e FIBA YDF-së që po zhvillohet në Therandë për U14.

Vetëm gjashtë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë dhe më pas Dardanët ishin në epërsi, ndërsa çerekun e parë e fituan me dhjetë pikë dallim, 20:30. Djelmoshat e rinj kosovarë shkëlqyen në periudhën e dytë, duke e ngritur edhe më shumë epërsinë, ku ishin më të mirë në mbrojtje dhe në sulm, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 33:67.

Epërsia e krijuar në pjesën e parë mjaftoi për Kosovën, që ruajtën dhe menaxhuan epërsinë, ndërsa triumfuan në fund me rezultat bindës 86:110.

Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën nga dy ndeshje të zhvilluara, pas asaj ndaj Rumanisë.

Te Kosova u dalluan Edon Bacevac me 17 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Yll Kastrati me 20 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat