Kuqezinjtë dhe prishtinasit duan Superligën

Basketboll

Kuqezinjtë dhe prishtinasit duan Superligën

Më: 14 prill 2022 Në ora: 22:31
Kuqezinjtë dhe prishtinasit duan Superligën

Nesër (e premte) zhvillohet ndeshja e parë finale e “Play-off”-it të Ligës së Parë ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës së Re. Kjo sfidë zhvillohet nga ora 20:30 dhe transmetohet në Kujtesa dhe Art Motion.

Skuadra që arrin dy fitore shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të hyjë direkt në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës për një vend në elitë, edicionin e ardhshëm.

Kuqezinjtë javë favoritë, pasi në garat e rregullta kishin 18 fitore në po aq ndeshje, duke mos pësuar asnjë humbje, ndërsa në gjysmëfinale eliminuan Vushtrrinë.

Ndërkohë, prishtinasit në garat e rregullta kishin 14 fitore e gjashtë humbje.

Në dy takimet e këtij edicioni mes tyre, fituan kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat