Junior 06 Moni Bau mposhten në sfidën e parë të play-off-it

Basketboll

Junior 06 Moni Bau mposhten në sfidën e parë të play-off-it

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 23 prill 2022 Në ora: 20:34
Junior 06 Moni Bau mposhten në sfidën e parë të play-off-it

Basketbollistet e KBF “Junior 06 Moni Bau” janë mposhtur nga Peja 03 me rezultat 58:66, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play-off-it të Ligës së parë të Kosovës në basketboll për femra. Lojën e nisën më mirë prizrenaset, të cilat gjatë dy periudhave të para krijuan epërsi deri në 10 pikë.

Mirëpo, në dy çerekët tjerë loja e basketbollisteve të Juniorit pësoi rënie. Në këtë pjesë të lojës Vesa Krasniqi qe ngarkuar me tri personale dhe kjo bëri që ajo të detyrohet të zëvendësohet fillimisht e pastaj të luante edhe me kujdes.

Kësisoj, pejanet falë dyshes prizrenase (ish-basketbolliste të KBF “Junior 06”) Sara Vraniqi, që realizoi 30 pikë, dhe Ejona Krasniqi, me 16 sosh, rikthyen lojën e bashkë me të edhe rezultatin. Me shifrat 66:58 në të mirë të Pejës 03 përfundoi ky duel i parë gjysmëfinal. Tek ekipi “Junior 06 Moni Bau” lojtarja më efikase ishte Merisa Bilalli me 20 pikë.

Po ashtu me lojë e me pikë të shënuara u dalluan edhe Arnisa Veçgishti me 18, Yllza Uka me 9, Nazmije Çukiçi e Vesa Krasniqi nga 5, si dhe Yllka Morina 1 pikë. Ndeshja e kthimit në Prizren pritet të jetë edhe më interesante. V.B. 06 Moni Bau” lojtarja më efikase ishte Merisa Bilalli me 20 pikë.

Po ashtu me lojë e me pikë të shënuara u dalluan edhe Arnisa Veçgishti me 18, Yllza Uka me 9, Nazmije Çukiçi e Vesa Krasniqi nga 5, si dhe Yllka Morina 1 pikë. Ndeshja e kthimit në Prizren pritet të jetë edhe më interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat