Përballjet e dyta të “Play-off”-it

Basketboll

Përballjet e dyta të “Play-off”-it

Më: 29 prill 2022 Në ora: 17:33
Përballjet e dyta të “Play-off”-it

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të “Play-off”-it në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Në ndeshjet e para, fituan Peja dhe Prizreni 16, ndërsa skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

Të shtunën do të përballen Bashkimi dhe Peja, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Pejanët fituan sfidën e parë 94:70 dhe prizrenasit duhet të fitojnë ndeshjen e dytë, në mënyrë që fituesi të vendoset në takimin e tretë. Nëse verdhezinjtë shënojnë fitore, atëherë do të kualifikohen në gjysmëfinale ku i pret Trepça, që u rendit e dyta në garat e rregullta.

Përballja tjetër është mes Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit shënuan fitore në ndeshjen e parë 95:87, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra. Sfida e dytë pritet të jetë interesante me prishtinasit që kërkojnë fitoren për të barazuar serinë çerekfinale dhe prizrenasit që duan gjysmëfinalen, ku i pret lideri dhe kampioni Golden Eagle Ylli.

Play-off - ÇEREKFINALET

E shtunë 

20:45 Bashkimi - Peja

E diel 

17:00 Sigal Prishtina - Prizreni 16

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat