KB Albes me një këmbë në Ligën e Dytë!

Basketboll

KB Albes me një këmbë në Ligën e Dytë!

Më: 30 prill 2022 Në ora: 12:21
KB Albes me një këmbë në Ligën e Dytë!

Klubi I Basketbollit ALBES ka shënuar një fitore bindëse ndaj Mkk kumanovo me rezultat 74:65, në ndeshjen finale për inkuadrim në Ligën e Dytë të Basketbollit të Maqedonisë dhe duke avancuar me rezultat 1:0 në fitore, ndërsa për kualifikimin kualifikim ekipit shqiptarë i nevojitet edhe një fitore.

Skuadra e ALBES-it si duket ndeshjen e filloj dhe e përfundoj në fillim të takimit kur pas një starti të mirë arriti ta përmbyllë çerekun e parë me rezultat 23:11, mysafirët tentuan në çerekun e dytë të kthehen duke fituar pjesën e dytë me 16:17, duke shkuar në pushim të gjate me rezultat (39:28).

Por basketbollistët e ALBES-it ishin të kujdesshëm dhe nuk lejuan ndonjë befasi dhe në çerekun e tretë duke e përmbyllë me rezultat 60:47.

Pjesa e fundit pothuajse ishte e njëjtë ku epërsia e ekipit shqiptarë ishin vazhdimisht rreth 15 pikëve, por në dy minutat e fundit basketbollisti Jovan Stoshiç shënoi tre trepikësh me radhë duke dëshiruar ti kthej shpresat e ekipit të tij gjallë, por koha nuk I lejonte për një gjë të tillë.

Takimin e dytë këto dy ekipe do ta zhvillojnë në Kumanovë me datë 01.05.2022 në ora 12:00 në Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat