Më 7 dhe 8 Maj do të organizohet turneu selektiv në 3x3

Basketboll

Më 7 dhe 8 Maj do të organizohet turneu selektiv në 3x3

Më: 1 maj 2022 Në ora: 14:46
Më 7 dhe 8 Maj do të organizohet turneu selektiv në 3x3

Më 7 dhe 8 maj do të organizohet turneu selektiv në 3x3, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që mbahet në Marigona Rezidencë. Gjithsej do të jenë 12 ekipe te meshkujt dhe tetë te femrat.

Ekipet mund të regjistrohen nga sot deri më 6 maj. Kushti kryesor për paraqitje është që lojtarët të kenë profil të konfirmuar në play.fiba3x3.com, kurse shorti do të bëhet në mënyrë automatike, në bazë të rangimit të lojtarëve/ekipeve në rang listën e FIBA-s.

Nga ky turne FBK do të bëjë selektimin e ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave që do të përfaqësojnë Kosovën në kualifikime për FIBA EUROPE CUP.

Lojtarë të ekipit fitues do të përfshihen në ekipin kombëtar të Kosovës, kurse kualifikimet për FIBA EUROPE CUP sivjet Kosova i zhvillon në Qipro. Në rast se kalohen kualifikimet, kombëtarja e Kosovës do të garojë në FIBA EUROPE CUP, që zhvillohet në Graz të Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat