Malvina dhe Ylli ftohen në Kampin e Evropës dhe Lindjes së Mesme

Basketboll

Malvina dhe Ylli ftohen në Kampin e Evropës dhe Lindjes së Mesme

Më: 3 maj 2022 Në ora: 19:24
Malvina dhe Ylli ftohen në Kampin e Evropës dhe Lindjes së Mesme

Malvina Haziri dhe Yll Kastrati janë pjesë e JR NBA Kampit të Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Kampi përzgjedhës i Jr. NBA Europe & Lindja e Mesme do të mbahet në Romë të Italisë në akademinë e njohur të basketbollit Stella Azzurra.

Në këtë kamp do të marrin pjesë 30 vajza dhe 30 djem të shteteve të Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Kjo është hera e parë që dy fëmijë nga Kosova ftohen.

Po ashtu në kamp do të marrë pjesë edhe Arben Krasniqi në cilësinë e trajnerit.

Drejtor i kampit është trajneri i mirënjohur i NBA, Ryan Sanders, derisa si ambasadorë të NBA do të jenë Zaza Pachulia, Vladimir Radmanovic, Rony Turiaf dhe Cecilia Zandalasini. Kampi do të fillojë më 4 dhe do të përfundojë më 8 Maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat