Ylli në finale

Basketboll

Ylli në finale

Më: 14 maj 2022 Në ora: 21:56
Ylli në finale

Golden Eagle Ylli ka kaluar në finale, pasi ka fituar edhe ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës në kuadër të fazës së “Play-Off”-it.

Ndeshja e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ka përfunduar me rezultatin 56:75.

Mikaile Tmusic (15 pikë), Erjon Kastrati (14 pikë) dhe Chris Harris (14 pikë) ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Kurse, te kryeqytetasit u dalluan Muhamedali Janjeva (13 pikë) dhe Jetmir Zeqiri (11 pikë).

Ylli në finale do të takohet me Trepçën ose Pejën. Seria gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave është 2:0 në favor të mitrovicasve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat