Trepça - Golden Eagle Ylli do të përballen sonte

Basketboll

Trepça - Golden Eagle Ylli do të përballen sonte

Më: 26 maj 2022 Në ora: 12:16
Trepça - Golden Eagle Ylli do të përballen sonte

Trepça dhe Golden Eagle Yllit do të përballen sonte në finalen e dytë të Play-Off-it.

Dueli i sontem që luhet në ‘Minatori’ pritet të prodhojë një super-ndeshje pasi që të dy skuadrat synojnë fitore në mënyrë që të bëjnë hapin e radhës në garën për titull të kampionit.

Sfidën e parë e fituan therandasit me rezultat 63:62, me tre pikëshin në fund nga Henrik Sirko, ndërsa skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion i Kosovës.

Këto dy skuadra kishin përfunduar garat e rregullta, në pozitën e parë, përkatësisht të dytë.

Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, që tregon për rivalitetin e madh, që kanë pasur në këtë edicion.

Ylli synon mbrojtjen e titullit, që do të ishte titulli i dytë i Kosovës në histori të klubit, kurse mitrovicasit shpresojnë të fitojnë titullin pas një dekade.

Golden Eagle në gjysmëfinale të “Play-off”-it kishte mundur Sigal Prishtinën 3:0, kurse ‘Xehetarët’ eliminuan Pejën me seri prej 3:1.

Ndeshja mes Trepçës dhe Yllit nis në orën 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat