Mbrëmje keqe për Trepçën, Ylli me lehtësi shënon fitore 

Basketboll

Mbrëmje keqe për Trepçën, Ylli me lehtësi shënon fitore 

Nga: K. Goca Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:54
Mbrëmje keqe për Trepçën, Ylli me lehtësi shënon fitore 

Trepça e Mitrovicës zhgënjeu tifozët në palestrën e sportit “Minatori”, duke pësuar humbje me rezultat 60:46 (6:22, 12:17, 15:11, 13:10) nga Golden Eagle Ylli, në finalen e dytë të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Para fillimit të kësaj ndeshje, në parketin e palestrës kanë zbritur minatorët e minierës së Trepçës.

Kampioni në fuqi ka treguar lojë brilante në 10 minutat e parë, duke mos lejuar mitrovicasit të shënojnë me shumë se 6 pikë.

Në minutën e 10-të, rezultati 6:22 për Yllin. Pas 2 minutave (12’) thellohet në 20 pikë (6:26), epërsi që i dha krah edhe më shumë therandasve për minutat vijues.

20 minutat e parë përfunduan me rezultat 18:39 për Yllin.Në minutën e 25-të, mysafirët në epërsi me 15 pikë (27:42).

Atmosferë spektakolare, rreth 3 mijë veta, veçmas “Torcida” i dha shije finales së dytë. 

Në minutën e 30-të, Trepça ishte në disvantazh të thellë (33:50) dhe e pashpresë! Ylli fitoi takimin me rezultat 46:60.

Ylli udhëheq në seri të fitoreve me 2:0, edhe një fitore i duhet që të shpallet kampion i ri. 

Trepça është para presionit të madh, pasi që tani gabimi më i vogël nuk do të riparohet!

Trepça - Golden Eagle Ylli 46:60
Palestra e sportit “Minatori”, Mitrovicë.
Shikues: 3.000. 
Gjyqtar: Xh. Mumini, A. Gashi e E. Uglari. 
Trepça: Gordon 15, Hajrizi 8, Purvis 4, Hot 4, Collins 3, R. Zekiqi, Haxhiu, Edwards 10, B. Zekiqi, Mehana, Syla dhe S. Zekiqi 2. 
Golden Eagle Ylli: Harris 4, Kastrati 8, Tmushiç 12, Sirko 13, Graf 11, Zenelaj, Morina 4, Pepaj 2, Shala, Lopiçi 6 dhe Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat