Trepça ia prishë festën Yllit në Therandë, vazhdon lufta për titull 

Basketboll

Trepça ia prishë festën Yllit në Therandë, vazhdon lufta për titull 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2022 Në ora: 19:06
Trepça ia prishë festën Yllit në Therandë, vazhdon lufta për titull 

Trepça e Mitrovicës ia prishë festën Golden Eagle Yllit në Therandë, vazhdon lufta për titull. 

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 58:55 (17:20, 12:10, 13:10, 16:15) ndaj Golden Eagle Yllit, në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës.

Therandasin avancojnë në seri të fitoreve me rezultat 2:1 ndaj Trepçës, ekipi me tri të fituara shpallet kampion i ri.

Çereku i parë me rivalitet të madh, ndërsa Ylli ishte në epërsi me tre pikë (20:17). 

Në çerekun e dytë mitrovicasit më energjikë dhe rezultati ngushtohet (30:29). 

Ylli bie para presionit të lojës së mysafirëve. Në minutën e 30-të, Trepça udhëheq me 40:42 në palestrën “13 Qershori”. 

Lojë e fortë e me rivalitet të madh ashtu si i ka hije një finale.

Çereku i katërt vendimtar. Mysafirët administrojnë lojën me kujdes e shfrytëzojnë edhe gabimet e vendasve.

Në minutën e 36-të, rezultati 52:51 për Yllin. Minutat e fundit me drithërima të të gjithë ata që ishin  të pranishëm në palestër. Trepça tregon lojë luftarake dhe kalojnë në epërsi me 55:56 në minutën e 39-të dhe e fiton sfidën me rezultat 58:55.

Golden Eagle Ylli – Trepça 55:58

Golden Eagle Ylli: Harris 8, Kastrati 1, Tmushiç 13, Shirko 11, Graf 14, Zenelaj, Morina 4, Pepaj. D. Shala, Lupiçiç 4 dhe A. Sgala.
Trepça: Gordon 12, Hajrizi 21, Purvis 4, Hot 10, Collins 4, R. Zekiqi, Haxhiu 3, Edwards 4, B. Zekiqi, Mehana, Syla dhe S. Zekiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat