Dramë në Mitrovicë, Golden Eagle Ylli kampion i ri i Kosovës

Basketboll

Dramë në Mitrovicë, Golden Eagle Ylli kampion i ri i Kosovës

Nga: K. Goca Më: 2 qershor 2022 Në ora: 22:35
Dramë në Mitrovicë, Golden Eagle Ylli kampion i ri i Kosovës

Gjithçka përfundon me finalen e katërt, Golden Eagle Ylli kampion i ri i Kosovës!

Golden Eagle Yllit të Therandës ka shënuar fitore me rezultat 70:64 (22:18, 17:16, 13:16, 19:13) ndaj Trepça së Mitrovicës, finalja e katërt që u zhvillua para 3 mijë shikuesve në palestrën e sportit “MInatori” në Mitrovicë.

Ylli triumfon 3:1 në seri të fitoreve!

Çereku i parë përfundoi në të mirë të Yllit, me rezultat 18:22. 

Në çerekun e dytë lojë me rivalitet të madh, por therandasit shkojnë në pushim me tre pikë epërsi (35:38). Në çerekun e tretë, lojë e fortë e me rivalitet të madh, ku rezultati shënonte 51:51 në minutën e 30-të.

Çereku i katërt lojë për infarkt e me rivalitet, duke u barazuar rezultati 56:56 në minutën e 34-të.

Në minutën e 35-të, Trepça kalon në epërsi me 2 pikë (58:56). 

Në minutën e 37-zë, rezultati barazohet 60:60, pastaj Ylli udhëheq me dy pikë (60:62).

Minutat e fundit me emocione e me ndryshim rezultati, hera njëra palë dhe hera skuadra tjetër, kalonin në epërsi. 

Në minutën e 39-të, 64:65 për Yllin. Therandasit triumfuan me rezultat 70:64. 

Golden Eagle Ylli ka mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës.

Trepça - Golden Eagle Ylli 64:70

Trepça: Gordon 17, Hajrizi 6, Purvis 14, Hot 8, Collins 6, Haxhiu 3, Edwards 6, B. Zekiqi, Syla, S. Zekiqi 4, A Gashi e E. Gashi.
Golden Eagle Ylli: Harris 4, Kastrati 21, Morina 11, Tmushiç 16, Graf 15, Zenelaj, Pepaj, D. Shala, Lopiçiç, Shirko 3 e A. Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat