Krasniqi dhe Hasani pjesë e Konventës së Minibasketbollit që mbahet në Hungari

Basketboll

Krasniqi dhe Hasani pjesë e Konventës së Minibasketbollit që mbahet në Hungari

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 13:10
Krasniqi dhe Hasani pjesë e Konventës së Minibasketbollit që mbahet në Hungari

Drejtori Teknik i Qendrës Nacionale Arben Krasniqi dhe Menaxherja e Eventeve dhe e Basketbollit 3×3, Artina Hasani do të marrin pjesë në Konventën e Minibasketbollit e cila është organizuar në kuadër të FIBA Evropës.

Konventa do të mbahet në Pecs të Hungarisë nga datat 09.06.2022 deri më 12.06.2022. Nga atje Drejtori Krasniqi dhe Menaxherja Hasani do të kthehen të certifikuar si administrator të minibasketbollit në Kosovë.

Në këtë konventë marrin pjesë 50 anëtarë përfshirë të gjithë Federatat që janë në Evropë, ky është viti i parë i kësaj konvente ndërsa konventa e radhës mbahet në vitin 2024.

Krasniqi dhe Hasani janë shprehur të lumtur që do të marrin pjesë në Konventën e Minibasketbollit ku do të përfaqësojnë Federatën e Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat