Trepça vazhdon me Hajrizin e Hot dhe trajnerin 

Basketboll

Trepça vazhdon me Hajrizin e Hot dhe trajnerin 

Nga: K.G.. Më: 8 qershor 2022 Në ora: 19:02
Trepça vazhdon me Hajrizin e Hot dhe trajnerin 

Nënkampioni i Kosovës, Trepça e Mitrovicës, ka bërë të ditur se, ka vazhduar kontratat me basketbollistët Drilon Hajrizin e Amin Hot, si dhe trajnerin Lubomir Minchev. 

Mitrovicasit kanë synime të mëdha për edicionin e ri 2022-2023. 

“Një strateg në stol e dy mjeshtër të lojës në parket. Ky është vetëm fillimi. Nuk ndalemi. Trepça do të jetë krenari për të gjithë ju”, njofton klubi mitrovicas.

Trepça ka pasur një edicion të mirë, duke e fituar Kupën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat