James si Michael Jordan, synon të bëhet pronar i një skuadre

Basketboll

James si Michael Jordan, synon të bëhet pronar i një skuadre

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:20
James si Michael Jordan, synon të bëhet pronar i një skuadre

LeBron James ka hyrë zyrtarisht në klubin e miliarderëve, duke qenë sportisti më i pasur në botë, ende aktiv. Ylli i Lakers dhe NBA-së duket se ka plane konkrete për të ardhmen dhe nuk i ka fshahur ato.

Sipas mediave amerikane, “king James” synon të jetë pronar i një skuadre në NBA. Gjithsesi, ai dëshiron që ky ekip të luajë jë noë një vend dosido, por në Las Vegas, qytet që për momentin nuk ka një skuadër në NBA.

Las Vegas dhe Seattle janë përfolur shumë kohët e fundit për një skuadër në NBA dhe duket se LeBron James ka plane të qarta për të ardhmen. Ai është gati t’i bashkohet nismës për të rikthyer këtë sport në “qytetin e kazinove”.

Një tjetër ish-basketbollist që është pronar skuadre në NBA është legjenda Michael Jordan, që ka në zotërim ekipin e Charlotte Bobcats.

Ndërkohë, Adam Silver, komisioneri i NBA-së, u shpreh se fakti që LeBron është miliarder ndërkohë që ende luan basketboll tregon se ky sport në Amerikë është i shëndetshëm financiarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat