Junior 06 u mposht nga Primorje në një duel pothuaj të barabartë

Basketboll

Junior 06 u mposht nga Primorje në një duel pothuaj të barabartë

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 12 qershor 2022 Në ora: 14:45
Junior 06 u mposht nga Primorje në një duel pothuaj të barabartë

Përfundoi turneu dyditor i KBF “Junior 06” në Mal zë Zi Junior 06 u mposht nga Primorje në një duel pothuaj të barabartë

Ndeshjen e dytë miqësore skuadra kosovare “Junior 06” e zhvilloi me ekipin kampion të WABA Ligës, Primorje të Hercegnovit në sallën e sportit në Ulqin.

Dhjetë minutat e para u karakzteirzuan me lojë e me rezultat plotësisht të baraspeshuar. Mirëpo në çerekun e dytë malazezet luajtën më mirë dhe kjo bëri që ata të krijojnë epërsi.

Image

Me shifrat 44:28 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes. Edhe periudha e tretë ishte mjaft e fortë. Basketbollistet kosovare në këtë pjesëlojë shë uan 17 pikë, ndërsa rivalet 13. Kjo bëri që paksa të zvogëlohet disavantazhi. Me rezultat 45:57 nisi çereku i katërt, i cili poashtu ishte i baraspeshuar.

Të dyja skuadrat shënuan nga 20 pikë. 65:57 ishte rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimi, në të cilin tek ekipi ynë u dalluan Vesa Krasniqi me 19 dhe Melvina Haziraj me 12 pikë të reaklzuara. Ndërsa te ekipi malazez u dallua lojtarja tejet e talentuar Bullaiç me 39 pikë dhe Radniç e Iliç me nga 11 sosh.

“Luajtëm ndeshje me dy skuadra të dalluara të Malit të Zi. Kemi pasur paraqitje të mirë me angzhim maksimal të të gjitha lojtareve.

Besoj që lojtareve tona, por edhe neve trajnerëve këto ndeshje na kanë shërbyer për përvojë të re…” ka thënë trajneri Ramush Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat