Kosova për herë të parë ishte pjesëmarrëse në kampin elitar

Basketboll

Kosova për herë të parë ishte pjesëmarrëse në kampin elitar

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 15:36
Kosova për herë të parë ishte pjesëmarrëse në kampin elitar

Kosova për herë të parë ishte pjesëmarrëse në kampin elitar i Jr NBA të Evropës dhe Lindjes së Mesme. Përfaqësues nga Kosova ishin Arben Krasniqi, në cilësinë e trajnerit, basketbollistja Malvina Haziri dhe basketbollisti Yll Kastrati.

Kampi është mbajtur prej 4 deri më 7 maj 2022 në Stella Azzurra në Romë.

Ky kamp ka përfshirë 60 djem dhe vajza të moshave 13-14 vjeç nga 25 vende nga Evropa dhe Lindja e Mesme, ku aktualisht funksionojnë programet e NBA Jr.

Junior NBA është program global i basketbollit për të rinjtë i ligës NBA, që iu mëson djemve dhe vajzave aftësitë themelore dhe vlerat thelbësore të lojës - punën në grup, respektin, vendosmërinë dhe komunitetin - në nivelin bazë, në përpjekje për të ndihmuar në rritjen dhe përmirësimin e përvojës basketbollistike të të rinjve për lojtarët, trajnerët dhe prindërit. Gjatë sezonit 2021-2022, Junior NBA ka përfshirë më shumë se 37 mijë të rinj nga 28 vende të Evropës dhe Lindjes së Mesme.

Kosova për herë të parë ka filluar me këtë ligë, që vlerësohet lartë për zhvillimin e fëmijëve në basketboll dhe masivizimin e këtij sportit te gjeneratat e reja në të dyja konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat