Kombëtarja e Shqipërisë nis grumbullimin për para-eliminatoret e Europianit

Basketboll

Kombëtarja e Shqipërisë nis grumbullimin për para-eliminatoret e Europianit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 13:43
Kombëtarja e Shqipërisë

Kombëtarja e meshkujve në basketboll nis sot grumbullimin për ndeshjen e fundit të fazës para-eliminatore të Kampionatit Europian të Basketbollit 2025 (Eurobasket 2025). Shqipëria ndodhet në Grupin B, bashkë me Rumaninë e Luksemburgun.

Pas tri ndeshjeve të para, Shqipëria ka një fitore (92-89 ndaj Luksemburgut) dhe dy humbje (101-84 ndaj Ruamisë e 85-75 ndaj Luksemburgut), duke u renditur në vendin e fundit. Më 3 korrik, kuqezinjtë e trajnerit Afrim Bilali do të luajnë sfidën e fundit, ku në Durrës  do të presin Rumaninë.

Takimi do të luhet në mjediset e Akademisë “Dhimtraq Goga” (ora 20:00).

Një ndeshje me rëndësi për Shqipërinë, pasi i duhet fitorja për të shpresuar për më tej. Në fazën tjetër kualifikohet skuadra e renditur e para në secilin grupt dhe e dyta më e mirë nga tri grupet e kësaj faze para-eliminatore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat