Vashat e Kosovës udhëtojnë drejtë Qipros për Kampionatin Evropian

Basketboll

Vashat e Kosovës udhëtojnë drejtë Qipros për Kampionatin Evropian

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 15:27
Vashat e Kosovës

Pas disa javësh përgatitje, Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat, të hënën ka udhëtuar drejt Qipros për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që mbahet në Qipro nga 28 qershori deri më 3 korrik.

Kjo është hera e dytë që vashat e Kosovës marrin pjesë në një garë të tillë. Vitin e kaluar u stolisën me medaljen e bronztë, kurse këtë vit kanë udhëtuar me ambicie më të mëdha.

Përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe atmosfera në Përfaqësuesen e Kosovës ishte shumë e mirë. Ekipi përbehet nga lojtare me përvojë dhe ato të reja, ndërsa basketbollistet janë shprehura të motivuara dhe të gatshme të japin gjithçka nga vetja për të përfaqësuar sa më mirë shtetin në garat ndërkombëtare.

Vashat Dardane në ndeshjen e parë ballafaqohen me Maltën më 28 qershor, kurse më 29 qershor përballen me Andorrën. Më 30 qershor, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse sfidën e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.

Ndeshja ndaj Maltës zhvillohet të martën nga ora 17:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat