Fitore bindëse e Kosovës

Basketboll

Fitore bindëse e Kosovës

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 17:42
Fitore bindëse e Kosovës

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Andorrës me rezultat 56:77 (15:25, 17:16, 11:16, 13:20), në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që po mbahet në Qipro.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri te rezultati 13:13, por më pas vashat dardane hyn në një seri prej 0:9, për rezultatin 13:22, ndërsa çerekun e parë e fituan 15:25. Epërsia e Kosovës u ngrit edhe më shumë në periudhën e dytë, që shkoi deri në 16 pikë, 23:39, por më pas kishte një rënie të lehtë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 32:41.

Edhe në periodën e tretë ndeshjen e kontrolluan basketbollistet e Kosovës që kohë pas kohe ngritnin epërsinë dhe nuk lejuan Andorrën që të afrohet në rezultat, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 43:57. Edhe në dhjetë minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime, ku Kosova e ngriti edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 56:77.

Te Kosova u dallua Saranda Daci me 18 pikë e nëntë kërcime.

Kosova ka një fitore dhe një humbje deri më tani.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Qipros të enjten (nesër), kurse sfida është ndaj Norvegjisë, ditën e shtunë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat