Bronson pritet të marrë një kontratë të pasur

Basketboll

Bronson pritet të marrë një kontratë të pasur

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:04
Bronson

Xhejlen Bronson pritet të marrë një kontratë të pasur, për të vazhduar karrierën e tij te skuadra e New York. Ai është një nga basketbollistët, të cilët shkëlqyen në kuadër të plej offin për skuadrën e Dallas Maveriksin.

Me këto paraqitje tërhoqi vëmendjen e skuadrave të mëdha, ndërsa në fund New York vendosi të bëj hapin vendimtar.

Skuadra e mirënjohur do të angazhojë plejmejkerin me një kontratë katërvjeçare, ndërsa gjatë kësaj periudhe, basketbollisti 25-vjeçar do të arkëtojë 110 milionë dollarë.

Kujtojmë se Bronsoni u zgjodh në draftin e NBA-s nga skuadra e Dallasit dhe kaloi katër vitet e fundit në fanellën e skuadrës nga Teksasit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat