Basketbollisti arrestohet nga policia

Basketboll

Basketbollisti arrestohet nga policia

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 14:58
Basketbollisti gjatë një ndeshje

Histori e shëmtuar me protagonist basketbollistin e Charlotte Hornets, Miles Bridges. Lojtari, sipas raportimeve nga faqja e internetit TMZ Sports, u arrestua në Los Anxhelos me akuzën e “dhunës në familje”.

Një grua kishte nevojë për kujdes mjekësor pas një debati me lojtarin të martën.

Me të mbërritur policia, e thirrur për të ndërhyrë në vendngjarje, Bridges nuk ka qenë më i pranishëm, por është shfaqur pasditen e së nesërmes.

Fillimisht ai u ndalua nga policia dhe më pas u lirua, duke paguar një garanci prej 130 mijë dollarësh. Bridges ka katër vite që luan në NBA, të gjitha në fanellën e Hornets dhe këtë verë do të jetë një “free agent”, pas një sezoni të shkëlqyer, me një mesatare prej 20.2 pikësh dhe 7 rebound për ndeshje.

Charlotte synon ta mbajë lojtarin, por nuk dëshiron t’i ofrojë një kontratë të pagës maksimale. Lojtari mund të eksplorojë tregun në kërkim të një ekipi të gatshëm për t’i ofruar atij kompensim më të mirë. Megjithatë, do të duhet të kuptohet nëse arrestimi dhe gjykimi i mundshëm do të ketë pasoja edhe nga ky këndvështrim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat