Kosova pëson humbje të thellë nga Danimarka, shuhen ëndrrat e saj

Basketboll

Kosova pëson humbje të thellë nga Danimarka, shuhen ëndrrat e saj

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2022 Në ora: 20:57
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës nuk ia del me Danimarkën në arenën sportive në Naestved, duke i shuar të gjitha shpresat për pozitën e dytë.

Danezët shënuan fitore të thellë me rezultat 105:71 (26:19, 20:17, 30:17, 29:18) ndaj Kosovës, në takimin e xhiros së katërt të parakualifikueseve për EuroBasket 2025.

Basketbollistët e Kosovës luajtën dobët dhe si rrjedhojë e kësaj pësuan humbje të thellë. 

Image

Çereku i parë 26:19 në të mirën të danezëve, ndërsa minuta e 20-të regjistronte rezultatin 45:36 në disfavor të Kosovës.   

Në çerekun e tretë pritej më shumë, por luajtën edhe më dobët, duke thelluar ekipi vendas rezultatin në 14 pikë (57:43) në minutën e 25-të.

Në minutën e 28-të, gjithçka ishte e ditur, Danimarka thellon epërsinë në 25 pikë (70:45) dhe për të fituar takimin me Danimarka kryeson në grupin C me 5 pikë, sa ka edhe Norvegjia dhe Kosova ngujohet në fund me 5 sosh dhe i shuan shpresat për ndonjë kualifikim të mundshëm.

Kjo ishte ndeshja fundit për Kosovën në grupin C, me një bilanc negativ, një fitore e tre humbje.

Basketbollistët Kevin Larsen me 20 pikë i ndihmuar nga Leonardo Carlino 14, Jonas Zahoro 13, Daniel Mortensen me 12 sosh, ishin më efikasit të danezët dhe Drilon Hajrizi me 17 e Dardan Berisha me 17 të Kosova.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat