Biden thotë se po punon për ta kthyer në SHBA basketbollisten e arrestuar në Rusi

Basketboll

Biden thotë se po punon për ta kthyer në SHBA basketbollisten e arrestuar në Rusi

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 19:31
Bashketbollistja amerikane, Brittney Griner, e cila është arrestuar në Rusi. Fotografi nga arkivi.

Presidenti Joe Biden ka telefonuar gruan e basketbollistes Brittney Griner, e cila është arrestuar në Rusi, dhe i është zotuar se po punon për ta fituar lirimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Griner u arrestua në shkurt në aeroportin Sheremetyevo të Moskës. Sipas policisë ajo po transportonte cigare elektrike me vaj kanabisi.

Biseda e Biden me gruan e Griner, Cherelle Griner, vjen pasi Brittney Griner i shkroi një letër Biden të hënën.

Në letër, Brittney Griner i tha presidentit se kishte frikë se do të kalonte përgjithmonë në një burg rus. Ajo ndodhet në paraburgim prej katër muajsh.

Ajo më 1 korrik u paraqit në seancën gjyqësore në Moskë, pas më shumë se katër muajsh që kur u arrestua.

Në një seancë me dyer të mbyllura, periudha e paraburgimit e Griner u zgjat edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Arrestimi dhe gjyqi i sportistes amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në pikën e tyre më të ulët.

Griner u arrestua më pak se një muaj para se Rusia të dërgonte trupat në Ukrainë, çka rriti edhe më shumë tensionet mes dy shteteve.REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat