Përforcohet Trepça

Basketboll

Përforcohet Trepça

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:29
Përforcohet Trepça

Klubi i basketbollit Trepça pritet të jetë protagonist në sezonin e ardhshëm.

Mitrovicasit janë të vendosur për ta përmirësuar sezonin e kaluar dhe për ta rikthyer në “Minatori” trofeun e më të mirit të shtetit.

Klubi gjelbër e zi sot ka njoftuar se i ka siguruar shërbimet e fundorit amerikan, Adam Grant.

“Adam Grant zbarkon në MINATORI për një përvojë plot emocion", ka shkruar klubi mitrovicas në rrjetet sociale.

Paraprakisht, mitrovicasit e konfirmuan marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit me basketbollistin tjetër ameriken, Andrew Gordon.

Trepça do të marrë pjesë këtë vit për herë të parë në histori të saj në garat evropiane dhe dëshiron të përballet me sukses me këtë sfidë.

Gjithashtu, ata duan të jenë protagonistë në basketbollin kosovar në edicionin 2022/23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat