Morina rikthehet te Bashkimi

Basketboll

Morina rikthehet te Bashkimi

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 01:05
Morina rikthehet te Bashkimi

Altin Morina është rikthyer sërish te KB Bashkimi.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Kosovës.

Morina ka qenë edhe më herët pjesë e prizrenasve, teksa në vitin 2018 ishte shpallur kampion në Kosovë me këtë skuadër.

30-vjeçari së fundi u aktivizua te skuadra tjetër nga ky qytet, Ponte Prizreni.

Ai në të kaluarën ka luajtur edhe te Rahoveci e Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat