Bastexhinjtë publikojnë listën e skuadrave favorite për titull

Basketboll

Bastexhinjtë publikojnë listën e skuadrave favorite për titull

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 12:19
Bastexhinjtë publikojnë listën e skuadrave favorite për titull

Ndonëse merkato e NBA-së është ende e hapur dhe janë mjaft emra “big” që qarkullojnë e që mund të ndryshojnë skuadër, bastexhinjtë kanë gati listën e skuadrave favorite për titull.

Skuadra që kuotohet si favoritja numër 1 është ajo e Boston Celtics, finaliste sezonin e fundit. Pas saj ndodhen kampionët e Golden State Warriors, që kuotohen njësoj si Clippers, që mendohet se do të jenë skuadra surprisë e këtij viti.

Pas tyre renditen Milwaukee Bucks, Phoenix Suns, Lakers, Miami, Philadelphia, Brooklyn Nets dhe Denver Nuggets (top-10). Surprizë është në krye emri i Boston, ku pritet të shkojë Kevin Durant.

Po ashtu edhe Clippers janë një emër surprizë, por duket se bastexhinjtë besojnë te dyshja George-Leonard dhe te mjaft të rinj që kanë mbërritur aty gjatë muajve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat