Kakruki nga Rabotniçki vjen në Prishtinë 

Basketboll

Kakruki nga Rabotniçki vjen në Prishtinë 

Nga: K. G. Më: 2 gusht 2022 Në ora: 16:34
Kakruki nga Rabotniçki vjen në Prishtinë 

Ashtu siç paralajmëruam para disa ditëve se Valmir Kakruki pritet t’i bashkohet Sigal Prishtinës, ashtu dhe ndodhi.

Sigal Prishtina zyrtarizon basketbollistin që vjen nga Rabotniçki i Shkupit. 

“Talenti shqiptar nga Maqedonia Veriore, Valmir Kakruki nga Rabotniçki vjen në Prishtinë.
 

Valmir Kakruki (205 cm) 21 vjeçar i lindur në Maqedoni Veriore 🇲🇰, vjen pas një sezoni të suksesshëm në elitën maqedonase me KK Rabotniçki ku në 32 ndeshje pati mesatare prej 10.2 pikë, 5.8 kërcime dhe 0.5 bllokada për ndeshje. 

Kakruki ka qenë rregullisht pjesë edhe e grupmoshave të reja U16, U18 dhe U20 në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

Më herët ka luajtur për KK Vardar, KK Akademia FMP dhe për KK MZT Skopje U19 në Junior ABA LIGA. Sigal Prishtina i beson potencialit të tij dhe shpreson që t'i shërbejë si 'trampolinë" për karrierën e tij”, njofton Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat