Dardan Berisha largohet nga Peja

Basketboll

Dardan Berisha largohet nga Peja

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 12:39
Drdan Berisha

Dardan Berisha, basketbollisti më i mirë në Kosovë, largohet nga Peja. 

Berisha ka bërë të ditur përmes profilit të tij se ka ndarë rrugët me pejanët.   

“Të dashur qytetarë te Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit, ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës. 

Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më përkrahën gjatë rrugëtimit tim. 

Ishin vite të jashtëzakonshme dhe përherë do mbesin në kujtimet e mija”, njofton Berisha.

Flitet e përflitet se ai do t’i bashkohet Sigal Prishtina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat