Ulpiana Emra ndërprenë karrierën përkohësisht si lojtare

Basketboll

Ulpiana Emra ndërprenë karrierën përkohësisht si lojtare

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2022 Në ora: 13:05
Ulpiana Emra

Basketbollistja Ulpiana Emra pas shumë hamendje merr vendimin më të vështirë në karrierën e saj.

Lojtarja që luan në pozitën e organizatores, ndërprenë karrierën përkohësisht.

Emra nuk jep detaje të hollësishme se cilat janë arsyet që e ndërprenë karrierën spërkohësisht i lojtare, por sipas saj, për shkaqe të obligimeve që ka.

Ajo kudo që ka luajtur, si në Bashkim të Prizrenit, Prishtinë dhe Penzë të Pejës, ka fituar tituj.

Po ashtu ka qenë reprezentuese e Kosovës.

Emra nuk tregon se sa do të qëndrojë jashtë fushës, nuk e përjashton mundësinë të pensionohet edhe përgjithmonë nga loja aktive ani pse nuk ka më shumë se 26 vjet.

Së fundi është paraqitur për Bashkimin e Prizrenit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat