Vdes në moshën 18-vjeçare basketbollistja 

Basketboll

Vdes në moshën 18-vjeçare basketbollistja 

Nga: K. G. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 12:53
Alessia Maria Rajcu

Shpresa e re e basketbollit rumun, Alessia Maria Rajciu, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, në ditën që mbushi 18 vjeç.

Sipas informacioneve nga mediat rumune, Alessia është gjetur pa shenja jete paraditen e së dielës, ndërsa në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i vajzës së re i është dorëzuar Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore (INML), ku do të kryhet autopsia për të treguar shkakun e vdekjes.

Mediat rumune shkruajnë se Alessia nuk kishte asnjë sëmundje që mund t'i jepte fund jetës së saj kaq shpejt.

“Jeta e një basketbollisteje me perspektivë të madhe përfundoi shumë herët...

Një nga sportistët më të talentuar të brezit të 2004-ës nuk është më mes nesh. Alessia Maria Raiciu vdiq në ditën kur mbushi 18 vjeç.

Ajo fitoi medalje të shumta në kampionatet kombëtare të të rejave me KS Olimpia Bukuresht. Federata Rumune e Basketbollit i dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës! U prefsh ne paqe Alessia!”, - njoftoi Federata Rumune e Basketbollit në Facebook.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat