Ylli po shndrit

Basketboll

Ylli po shndrit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 15:28
Ylli po shndrit

Yll Kastrati është një nga basketbollistet e rinj që shihet si e ardhmja e basketbollit kosovar. Kastarti për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka folur rreth sukseseve të vitit 2022.

“Viti 2022 për mua ka qenë me shumë suksese e në të njëjtën kohë edhe me shumë sfida.

Fillimisht me ekipin Marigona Hill Prishtina jemi shpallur kampionë me gjeneratat U-16 dhe U-14 ku edhe jam shpallur MVP.

Po ashtu këtë vit kam qenë pjesë e projektit FIBA YDF, ku gjatë kësaj kohe kemi marrë pjesë në turne që u mbajtën në disa vende si: Turqi, Rumani, Bullgari dhe Maqedoninë Veriore. Kjo njëherësh ishte përvojë e mirë në aspektin e zhvillimit tim si lojtar”.

Ylli ka treguar edhe rreth eksperiencës së tij në kampin Jr.NBA të Evropës dhe Lindjes së Mesme:

Këtë vit kam qenë i ftuar në kampin Jr.NBA të Evropës dhe Lindjes së Mesme e cila u mbajtë në Itali. Gjatë këtij kampi kam mësuar shumë gjëra të reja nga trajnerët e nivelit më të lartë të cilët kanë udhëhequr ekipe të ndryshme në NBA. Pjesëmarrja ime në këtë kamp ka qenë një eksperiencë e paharrueshme”.

Kastrati gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësues U-16, e sipas tij përfaqësimi i Kosovës, sa është prioritet është edhe përgjegjësi. “Duke qenë pjesë e kombëtares se Kosovës me gjeneratën U-16, është një ndjenjë e veçantë, por në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjësi e madhe për ta mbajtur fanellën e kombëtares së Kosovës", nënvizoi Kastrati, duke shtuar: “Poashtu do të doja ti falënderoja trajnerët që deri tani bënë një punë të palodhshme me mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat