Serbët llomotisin për një gjest shembullor të trajneres së përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, Jasna Slishko.
Ata e akuzojnë trajneren boshnjake që po i keqtrajton basketbollistet por në fakt gjesti i trajneres boshnjake është për t’u duartrokitur dhe shpërblyer, e cila nuk i lejon dhe as duron ata që ngritin lart tre gishta!
Selektorja burrneshë iu tregon vendin serbeve, se aty ka rend e rregull dhe jo primitivizëm.
Sipas një mediumit serb “Glas Srpska”, basketbollistet e klubeve të Banjallukës Mladi Krajishnik dhe Feniks, Milica Bosniq dhe Teodora Gvozden, iu janë nënshtruar torturave në baza kombëtare gjatë përgatitjeve dhjetëditore në Sarajevë dhe turneut në Slloveni”,.
Ky medium shkarravit më tej duke e fajësuar për gjithçka përzgjedhësen Jasna Slishkon?!
Këto klubet e Banjallukës, që udhëhiqen nga fryma shoveniste serbe, ankohen dhe i kanë shkruar këtij farë mediumi serb kësisoj: “Lojtareve iu ndaluan rreptësisht të ngritnin tre gishtat (gishtin e madh dhe të mesit) kur shënonin për tre pikë", dhe nëse e tregonin atë, lojtaret e kombëtares u kërcënuan se ‘do t'ua presë dorën’.
“Thuhet se “u morën celularët dhe iu lexuan mesazhet private dhe korrespondencën, dhe sipas tyre, kulmi i gjithë kësaj ishte shfaqja e një filmi për "’gjenocid në Srebrenicë’ në autobus gjatë udhëtimit".
“Gjatë kthimit nga turneu në Slloveni, e mitura Teodora Gvozden është lënë në pikën kufitare Gradishka pa i njoftuar prindërit e saj”, kështu shkruan mediumi serb. Trajnerja e mohon e këtë dhe thotë se u bë me lejen e prindit të saj.
Sipas Darko Kosiqit, presidentit të Feniks, për gjithçka është faji i trajneres Jasna Slishko, e cila në një deklaratë për “Glas Srpska” konfirmoi se derisa ajo është trajnere nuk ka ngritje të tre gishtërinjve gjatë festimit të shënimit të pikëve apo fitoreve.
"Gishti i madh dhe i mesit së bashku nuk do të ngrihen gjatë kohës sa jam në kombëtare.
Nuk e di cila është shenja ndërkombëtare. Unë respektoj rregullat e FIBA-s.
Kam mbështetjen e njerëzve që më emëruan këtu, për mua.vendimet nuk e di pse nuk do te respektonte një fëmijë 13 vjeç, është gënjeshtër absolute që fëmijëve i ndalohet te kryqëzohen kur hyjnë në fushe apo në situata të ngjashme.
Fëmijët në skuadrën kombëtare do të bëjnë si të them unë, për hir të paqes, unë respektoj çdo fe, por në përzgjedhjen tonë nuk u përpoq as një fëmijë të bëj shenjën e kryqit, të paktën nuk e pashë”, tha Slishko, duke folur edhe për konfiskimin e pretenduar të telefonit, duke treguar se kishte marrë njoftime se disa trajnerë po i minonin punën.
"Unë e di saktësisht se kush është trajneri dhe çfarë iu ka shkruar lojtareve, janë dy ose tre. Vetëm një mbrëmje iu thash fëmijëve që të sillnin telefonat e tyre që të shihnim se çfarë iu shkruajnë.
Ajo që morëm, ishte konfirmuar. Vura re se fëmija nuk po më dëgjonte”, theksoi Slishko, e cila shprehet edhe për Teodora Gvozden:
“Teodorën nuk e ka lënë askush në kufi, por kur nëna e Milica Bosniqit ka ardhur për ta marrë fëmijën e saj ka ofruar ta transportojë Gvozdenovën edhe në Banjallukë. E pyeta Teodorën nëse donte, ajo u përgjigj pozitivisht”.