Franca, në kohën shtesë eliminon Italinë

Basketboll

Franca, në kohën shtesë eliminon Italinë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 23:19
Pamje nga ndeshja

Basketbollistët e Francës, siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi që në çerekfinale mundi Italinë me rezultat 93-85.

“Azurrët” kishin mundësi që në sulmin e fundit të vendosin fatin e kësaj përballje, ndërsa në kohën shtesë dominuan francezët dhe kaluan në gjysmëfinale.

Te kombëtarja e Italisë, më efikas ishin Simone Fontekio dhe Marko Spisu me nga 21 pikë.

Ndërkohë te Franca u dallua Tomas Ertell me 20 pikë, ndërsa Gober shtoi 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat