Tirana i “rrëmben” Partizanit tri basketbolliste

Basketboll

Tirana i “rrëmben” Partizanit tri basketbolliste

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:17
Tirana

Skuadra e Tiranës në basketboll për femra ka zyrtarizuar sot tri afrime në prag të sezonit të ri 2022-2023. Bëhet fjalë për Aida Palko, Dajana Baraj dhe Ebi Dishnica, që do të veshin fanellën bardheblu sezonin e ri.

Të trija këto basketbolliste vijnë nga Partizani, skuadra rivale sezonin e fundit. Pra, jo vetëm tri përforcime me vlera për Tiranën, por edhe dobëson një nga rivalet kryesore për titull.

Të trija lojtaret janë vënë në dispozicion të trajneres Mirza Alibegaj, që ka patur mundësi t’i aktivizojë edhe në miqësoren që bardheblutë kanë zhvilluar ndaj Flamurtarit në kryeyqtet.

Pritshmëritë e Tiranës për sezonin e ri janë të larta, një ekip që synon të jetë kompetitiv si në kampionat ashtu dhe në Ligën Unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat