NBA gati të shfuqizojë rregullin e “një viti”

Basketboll

NBA gati të shfuqizojë rregullin e “një viti”

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 19:24
NBA gati të shfuqizojë rregullin e “një viti”

Drejtuesit e NBA-së së shpejti do t’i lejojë basketbollistët e rinj të paraqiten në DRAFT, menjëherë pas shkollës së mesme, gjë e cila ka qenë e ndaluar në 17 vitet e fundit. Në vitin 2005, u prezantua rregulli i një viti, kohëzgjatja që duhej të kalonte midis maturës dhe paraqitjes në DRAFT-in e NBA-s.

Ndryshimi i rregulloreve do të zbatohet duke filluar nga viti 2024. Një ndryshim i tillë vjen pas negociatave mes drejtuesve të Ligës dhe Unionit të basketbollistëve dhe e njëjta do të konfirmohet gjatë miratimit të marrëveshjes së re kolektive në NBA.

Rregulli i “një vit”-it u fut për shkak të paraqitjes së madh të basketbollistëve të rinj në DRAFT-in e NBA-s, në veçanti pas suksesit të Kobi Brajantit dhe LeBron Xhejmsit, të cilët hynë në ligën më të fortë në botë direkt nga bankat e shkollës.

Shumica e adoleshentëve përfunduan në mënyrë jo të famshme dhe kjo është arsyeja pse NBA mori një vendim për të zgjatur hyrjen e talentëve të rinj në NBA, në mënyrë që t’u jepet basketbollistëve të talentuar një mundësi që të marrin më shumë eksperiencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat