Tirana mposht Partizanin, sfidon Flamurtarin në finalen e Kupës

Basketboll

Tirana mposht Partizanin, sfidon Flamurtarin në finalen e Kupës

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:43
Tirana mposht Partizanin, sfidon Flamurtarin në finalen e Kupës

Tirana dhe Flamurtari janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Federatës në basketboll për femra. Në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Durrës u luajtën dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së FSHB-së, që nxorrën në finale dy ekipet e mësipërme.

Në gjysmëfinalen e parë, Flamurtari kampion mposhti pa shumë probleme Studentin me rezultatin 100-73. Ndeshje e dominuar nga vlonjatet, që korrën një fitore të merituar ndaj rivaleve kryeqytetase, që një ditë më parë patën eliminuat Elbasanin në eliminatore.

Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Tirana fitoi 81-68 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas. Sfidë në përgjithësi e ekuilibruar, por bardheblutë patën një përsi të lehtë, kjo edhe falë disa përforcimeve të kryera në merkaton e verës. Gjithsesi, në fund Tirana e meritoi fitoren.

Eliminatore-Femra

23/9, Studenti – Elbasani, 74-42

Gjysmëfinale-Femra

24/9, Partizani – Tirana, 68-81

24/9, Flamurtari – Studenti, 107-70

Finale-Femra

25/9, Flamurtari – Tirana

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat