Dushku: FBK e ka prioritet gjithëpërshirjen në basketboll dhe e vlerëson lartë punën në baza vullnetare

Basketboll

Dushku: FBK e ka prioritet gjithëpërshirjen në basketboll dhe e vlerëson lartë punën në baza vullnetare

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 12:53
Dushku

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku ishte pjesë e panelit në konferencën "Forumi për Sportin", e cila u mbajt të hënën në hotel "Emerald" në Prishtinë, në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Dushku ishte pjesë e panelit me temën: "Përfshirja, motivimi dhe vullnetarizmi tek të rinjtë në aktivitete sportive", ku pati rastin të ndajë me të pranishmit aktivitetet e FBK-së në kuadër të gjithëpërfshirjes dhe në të njëjtën kohë e theksoi rëndësinë e vullnetarëve në aktivitetet e basketbollit, si ato vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Në konferencë morën pjesë nga FBK edhe Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci dhe Asistentja Ekzekutive, Rrezarta Kqiku.

Java Evropiane e Sportit 2022, që organizohet nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, ka nisur më 23 shtator, ndërsa do të vazhdojë deri më 30 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat