Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit

Basketboll

Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 19:44
Bashkimi

Bashkimi ka shënuar fitore kundër Rahovecit me rezultat 84:79 (20:22, 16:21, 30:14, 18:22), në xhiron e katërt të Prince Caffe Superligës.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, ku skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin, dhe çereku i parë përfundon 20:22. Edhe periudha e dytë ishte interesante, por mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 36:43.

Megjithatë, prizrenasit e filluan furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku jo vetëm që barazuan shifrat, por e kthyen epërsinë në të mirë të tyre, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 66:57.

Vreshtarët luftuan deri në fund, duke ngushtuar shifrat në 80:76, por nuk arritën përmbysjen e plotë dhe Bashkimi triumfoi 84:79. Prizrenasit kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa rahovecasit kanë një fitore e tri humbje.

Altin Morina shënoi 22 pikë për Bashkimin, kurse Musab Mala realizoi 18 për Rahovecin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat