Fenerbahce vijon të komandojë në Euroleague

Basketboll

Fenerbahce vijon të komandojë në Euroleague

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Fenerbahce vijon të komandojë në Euroleague

Është mbyllur raundi i tetë i Euroleague në basketboll për meshkuj. Në krye të renditjes vijon të qëndrojë skuadra turke e Fenerbahce, fituese edhe këtë javë. Turqit fituan thellë 107-77 ndaj grekëve të Panathinaikos, duke qenë skuadra e vetme me 7 fitore deri më tani.

Surpriza edhe në grupin e ekipeve ndjekëse, ku me nga 6 fitore ndodhen Olympiacos e Monaco. Grekët fituan 82-71 në shtëpinë e Bayern Mynih, ndërsa francezët triumfuan 79-74 ndaj spanjollëve të Baskonia Gasteiz.

Mjaft interesnte sfida mes Anadolu Efes e Barcelona, fituar nga turqit 96-86. Kampionët në fuqi ishin superiorë dhe e merituan fitoren. Fiton Real Madrid, që ngjit shkallët në renditje, ndërkohë që humbet Armani Milano, që u ndal 71-62 në Lituani ndaj Zalgiris.

Euroleague – Raundi i 8-të

Anadolu Efes – Barcelona, 96-86

Crvena Zvezda – Villeurbanne, 71-67

Virtus Bolonja – Valencia Basket, 89-59

Bayern Mynih – Olympiacos, 71-82

Real Madrid – Alba Berlin, 90-72

Fenerbahce – Panathinaikos,  107-77

Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 71-62

Monaco – Baskonia Gasteiz, 79-74

Partizan Beograd – Maccabi Tel Aviv, 96-88

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat